Varianti britanik i Covid 19 zbuluar në Britani në fund të vitit të kaluar është deri në 64% më vdekjeprurës sesa variantet e mëparshme dominuese, theksohet në një studim të “British Medical Journal”.
Në studim u krahasuan nivelet e vdekjeve të personave të infektuar me variantin e ri SARS-CoV-2 - i njohur si B.1.1.7 – kundrejt atyre të infektuar me variante të tjera të virusit dhe shkencëtarët arritën në përfundimin se me variantin i ri shkalla e vdekshmërisë ishte “dukshëm më e lartë”.
Në studimin në Mbretërinë e Bashkuar, infeksioni me variantin e ri shkaktoi 227 viktima në një mostër prej 54,906 pacientëve COVID-19, krahasuar me 141 nga variante e tjera.
Shkencëtarët pas këtij studimi theksojnë se përveç aftësisë për tu transmetuar më shumë 40% -70% edhe shkalla e lartë e vdekshmërisë duhet marrë seriozisht.
Ekspertët thanë se gjetjet e këtij studimi shtojnë provat e mëparshme paraprake që lidhin infeksionin me variantin e virusit B.1.1.7 me një rrezik në rritje të vdekjes nga COVID-19.
Gjetjet fillestare nga studimi iu prezantuan qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar në fillim të këtij viti, së bashku me kërkime të tjera.
Varianti B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në Britani në Shtator 2020 dhe që atëherë është gjetur zbuluar në më shumë se 100 vende të tjera.