Studimi zbulon lidhjen, pacientët e grupit A pësojnë dëmtime më serioze nga infeksioni Covid-19!

19 Qershor 2020, 13:38

Pacientët që kanë grupin e gjakut A kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë forma agresive të infeksionit nga Covid-19, ndërsa pacientët me grupin zero do të shfaqnin simptoma më të buta të sëmundjes.

Kjo ka dalë nga një studim ndërkombëtar që përfshin rreth njëqind studiues italianë, norvegjezë, gjermanë dhe spanjollë të cilët studiuan çështjen te 1.600 pacientë në Spanjë dhe Itali.

Luca Valenti, doktor i Qendrës së Transfuzionit të Gjakut në Milano shpjegon se ‘Me studimin tashmë është vërtetuar se grupi i gjakut është një nga faktorët kryesorë trashëgues që kanë predispozitë të zhvillojnë formë më serioze të sëmundjes Covid-19. Në veçanti, - tha ai - grupi i gjakut A ka një rrezik në rritje, pasi te këta pacientë me këtë grup zhvillohen forma të rënda të infeksionit pulmonar, ndërsa ata që i përkasin grupit zero janë më të mbrojtur”.

Studimi gjithashtu çon në një përfundim të dytë...

"Meqenëse lloji i gjakut është i trashëgueshëm, tani mund të thuhet se edhe predispozita për të patur simptomat më serioze të sëmundje është gjithashtu e trashëgueshme".

Ndërsa më parë edhe shkencëtarët kinezë kishin folur për kët lloj korelacioni midis Covid dhe grupit të gjakut, studimi I ri shkon një hap më tej dhe analizon të gjithë gjenomit tek pacientët e infektuar nga koronavirusi, duke konfirmuar për herë të parë që grupi i gjakut është një nga faktorët që çojnë në rritjen e ashpërsisë së simptomave.