Studiuesja: Dramaturgjia shqipe sot inegzistente, shteti të vërë dorë!

3 Gusht 2020, 14:31

“Shtrati i zhvillimit të dramës shqipe është i natyrshëm. Dramaturgjia është zhanri që ka nis të shkruhet gati paralel me poemën epike, shumë më herët sesa romani. Domosdoshmërisht që autorët shqiptarë do të shkonin drejt dramaturgjisë, sepse ishte një nga zhanret më të lëvruar në atë kohë, krahas poezisë. Pavarësisht se, në fakt në kohën që nisi të shkruhej dramaturgjia shqipe, zhanri dramaturgjik po dilte nga moda, sepse kishte nisur shkrimi i romanit. Megjithatë ne patëm fatin e madh, që edhe autorët shqiptarë ta lëvronin këtë lloj zhanri. Dramat e para s’janë shkruar në shqip, por në italisht e më pas në turqisht nga Sami Frashëri. Drama e parë e shkruar në shqip është “Nata e Kërshëndellave” nga Leonardo di Martino e vendosur në shkollat jezuite në Shkodër”.