Stuhi me erë dhe reshje të forta shiu në Kukës, mbushet Fierza

23 Shtator 2019, 15:16

Pasditen e së hënës, i gjithë territori i Kukësit është shoqëruar me një stuhi të fortë dhe reshje shiu. Pas shumë muajsh temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, rrezet e forta të diellit janë zëvendësuar nga erëra të forta, duke ngritur në atmosferë pluhurin i cili u largua sapo reshjet e shiut nisën.

Me një intensitet të lartë, këto reshje kanë sjellë uljen e ndjeshme të temperaturave, duke rikthyer freskinë karakteristike të zonave malore të stinës së vjeshtës. Reshjet e para sollën vështirësi në lëvizjen e automjeteve në rrugët e qytetit.