Stuhi të fuqishme në Itali, mbi 10 persona kanë humbin jetën, mbyllen disa shkolla dhe aeroporte

30 Tetor 2018, 09:32 | Përditesimi: 30 Tetor 2018, 09:32

ITALI- 10 persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është shpallur i zhdukur si pasojë e motit të keq në Itali.

Mes të lënduarve është edhe një foshnje, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku mbi makinën në të cilën po udhëtonte foshnja dhe nëna ra një gur.

Shkollat ​​janë mbyllur në shumë qytete si Roma, Napoli dhe Genova, ndërsa gjithashtu përkohësishë është mbyllur edhe aeroporti i Genovës. Sipas mediave italiane, fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 2 të pasdites, kur edhe pritet një përmirësim i motit.

Për të vënë situatën nën kontroll, nga autoritetet italiane janë mobilizuar rreth 5,800 forca zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në zonën e Ligurias, Toscanës, Lazios, Venetos, Friuli-Venezia Giulia, Lombardia dhe Piemontes.