Stuhi vetëtimash gjatë mesnatës në Tiranë (VIDEO)

6 Gusht 2020, 02:11 | Përditesimi i fundit: 2020-08-06 02:22:06

Mesnata e sotme në Tiranë nuk ka kaluar e qetë. Një stuhi me vetëtima preku kryeqytetin dhe qytetet pranë nga ora 23:00 deri pas mesnatës. 

Përmes pamjeve të filmuara nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim momente nga stuhia e rrufeve. 

Mëngjesi i së mërkurës u zbardh me rreshje shiu dhe stuhi në jug ndërsa parashikohet se edhe e enjtja do të jetë me rreshje shiu.