Pluhuri i akullit trazuar me vorbullat e erës prej stuhisë Ciara që kanë arritur shpejtësinë 147 kilometra në orë, pasi goditën bregdetin e Atlantikut, kanë rendur në zemër të Europës duke gjunjëzuar Gjermaninë dhe Zvicrën.
Në Francë, dallët e zemëruara të oqeanit kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytezat bregdetare por veçanërisht në Korsikë.