Su Min, 58 vjeçarja kineze në rrugëtimin për emancipim të grave

5 Prill 2021, 19:07

Historia jashtëzakonshme e 56 vjeçares kineze Su Min, po inspiron botën njëjtë si Elizabeth Gilbert  në dramën romantike Eat, Pray, Love. Su Min, e cila gjatë 30 viteve të martesës ishte ndier tejet inferiore. 

Pas daljes në pension në moshën 55 vjeçare Su Min, filloi të mendonte për jetën e saj dhe ato çfarë nuk kishte arritur.  Pas një periudhe të gjatë reflektimi ajo mori vendimin për të ndryshuar jetën e saj, ajo bleu një tendë, e futi në makinën e saj dhe u nis për një udhëtim në 24 Shtator. Pa destinacion dhe pa datë kthimi. Bashkëshorti i saj u habit, ndërkohë që vajza dhe dhëndri u mërzitën dhe u përpoqën ta ndalonin.. Su Min, i cila nuk kishte udhëtuar kurrë më parë, ka filluar turneun në Kinë dhe tashmë ka udhëtuar 13,600 kilometra nga Lindja në Perëndim, nga Veriu në Jug.Ajo filloi rrugëtimin me 20,000 juanë (2,500 euro), kursimet e saj të jetës dhe pjesën e shpenzimeve i mbulon me pensionin e saj. Natën ajo ngre çadrën, gatuan në një sobë kampi dhe në mëngjes rifillon udhëtimin. Fillimisht nëpërmjet thënieve në Douyin, TikTok-un kinez dhe më pas videove ajo u bë një idhull i amvisave të dëshpëruara të Republikës Popullore me plot 1.5 milion ndjekës. Ajo u ka treguar historinë e saj në disa media shtetërore, përfshirë në TV, të cilat e lartësojnë atë si një shembull të emancipimit të grave.