Subvencionimi i naftës për bujqësinë, protestojnë fermerët: Përfitojnë nga 3 mijë litra naftë persona që nuk kanë asnjë pëllëmbë tokë të punueshme

15 Qershor 2022, 11:41 | Përditesimi i fundit: 2022-06-15 15:28:00

Fermerët e Kosmaçit janë mbledhur për të protestuar ditën e sotme për çmimin e naftës dhe subvencionit nga qeveria. Sipas tyre ka abuzime dhe shpërndarja e naftës ka qenë selektive dhe politike. Prej kohësh, fermerët kanë ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës që tashmë ka arritur në shifër të lartë dhe shitet me 258 lekë/litër.