Suedia “moskokëçarëse”: Virusi nuk mposhtet me izolim, por me imunitet! Gazetari Dushi raporton të dhënat më të fundit

23 Mars 2020, 21:01

As 2700 të infektuar dhe 27 viktima nga Covid-19, duket se nuk i kanë bindur autoritetet në Suedi për të marrin masa në luftën kundër këtij virusi. Përveç vetizolimit të qytetarëve, të cilët nga frika kanë zgjedhur të mbyllën në banesa, baret, restorantet dhe qendrat tregtare vijojnë të jenë hapur në të gjithë vendit. Gazetari, Ervin Dushi, tha në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve, se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy të prekur me koronavirus që janë mosha të reja, ndërsa Një 21-vjeçar dhe një grua shtatzëne 34-vjeçare ndodhen në gjendje të rëndë në terapi intensive.