Suedia pa karantinë, ambasadorja te 'Pa Protokoll': S'e dimë kush ka të drejtë, por tek ne vendosin ekspertët

17 Prill 2020, 22:55

TIRANE-Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad ka folur në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anduela Ndreu në emisionin “Pa Protokoll” në Report tv, se pse vendi i saj nuk e ka izoluar popullatën. Sipas saj, nëse vendet e tjera të cilat kanë marrë masa drastike dhe rezultati ka qenë që janë humbur mijëra jetë njerëzish, atëherë pse duhen mbyllur njerëzit– thotë ambasadorja Håstad. "Nuk e dimë nëse bota apo ne kemi vepruar drejt, situata vazhdon. Tek ne vendosin ekspertët".