Sulcebe: Maskat duhet të jenë të detyrueshme

27 Prill 2020, 23:04

"Virusi transmetohet nga njerëzit dhe nuk është i pavarur dhe në këtë moment distancimi i njerëzve ishte e vetmja rrugë. Mbajtja e maskave duhet të mbajë që në fillim dhe këtu ka dhe një faj OBSH që nuk dha objektiva të qarta. OBSH duhet të jepte urdhër që maskat të ishin të detyrueshëm që më herët. Ka ardhur koha që maskat të bëhen të detyrueshëm, pasi është i vetmi mjet që bllokon futjen e virusit. Qeveria të krijojë mundësinë që maskat të gjinden kudo me një çmim minimal dhe të jenë të detyrueshme",tha Sulcebe.