Sulltan Nevruzi/ Baba Mondi: Për herë të parë pas 800 vitesh s'mund të shtrëngojmë duart!

22 Mars 2020, 13:06 | Përditesimi i fundit: 2020-03-22 14:10:22

TIRANË- Koronavirusi nuk ndal festimet për Sulltan Nevruzit, por për herë të parë pas 800 vitesh, festa do të bëhet të ndarë fizikisht, por bashkë shpirtërisht.

Në një mesazh nga Kryegjyshata Botërore, Kryegjyshi botëror Edmond Brahimaj  ka dhënë një mesazh për të gjithë besimtarët bektashinj, e ndërsa lutjet e tij kanë shkuar edhe për dy viktimat nga COVID-19.Për të parën herë pas 800 vitesh nuk do mund të shtrëngojmë duart së bashku dhe të shijojmë tavolinat e mëdha. Ja qe jeta na mbylli në shtëpitë tona, pavarësisht çfarë gjuhe flasin, çfarë feje i përkasim, çdo i prekur me COVID-19 ne na trishton dhe lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Ju do pyesni në diktaturë nuk ka qenë kështu? Jo, nuk ka qenë e njëjta gjë se ndonëse ajo kohë, mohoi Zotin, por besimtarët i falën ritet dhe në vazhduam faljen së bashku. 22 marsi i sotëm nuk ka vend për ligështi, ne do të festojmë, do ulemi në sofër me prindërit tanë. Edhe të ndarë fizikisht, do të jemi të bashkuar fizikisht, do të jemi pranë familjeve tona që ta kalojmë sa më lehtë të tragjedi njerëzore. Të lutem edhe politikanët tanë që në këto raste kuptojnë janë krejt të zakonshëm, që do të marrin dënimin nga Zoti sa herë kërkojnë të pasurohen me djersën e njerëzve", tha Kryegjyshi botëror.