Sulm me armë në një market në SHBA, 10 persona të vdekur, mes tyre edhe një polic

23 Mars 2021, 07:33

Një burrë i armatosur ka hapur zjarr në një market ushqimor, duke lënë të vdekur 10 persona, mes tyre edhe një oficer policie.

Ngjarja ka ndodhur në Boulder në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidenti nisi të hënën në 14:30 sipas orës lokale, ndërkoh që akoma nuk dihen motivet që çuan atentatorin të hapte zjarr në market.