Sulm me kallashnikov pas takimit të presidentit Putin, vriten 2 agresorët, oficerë të plagosur rëndë

19 Dhjetor 2019, 19:01

RUSI- Tre persona ka hapur zjarr në selinë e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë në qendër të Moskës, duke shkaktuar të vrarë e të plagosur.

Agresorët qëlluan me armë automatike kallashnikov në hollin e ndërtesës, më pas dy nga ata u vranë nga policia e armatosur dhe i treti u fsheh mbrapa disa pallateve.

Të shtënat ndodhën disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit Putin.

Detajet nuk  janë ende të qarta, por sipas disa informacioneve nga mediat në Moskë dy oficerë janë plagosur rëndë dhe një tjetër është vrarë.

Në disa pamje të postuara në mediat sociale, dëgjohet zhurma e të shtënave me armë në zonë ndërsa video të tjera treguan persona të armatosur duke ikur nga selia e FSB në Sheshin Lubyanka. 

Pesë ambulanca u panë gjithashtu duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Sulmi ndodhi në prag të ditës së shërbimeve të sigurisë, një festë e veçantë për stafin e sigurisë në Rusi, ku edhe Vladimir Putin ishte në takim.