Sulm me thikë brenda xhamisë 'Dine Hoxha' në Rrugën e Kavajës, 5 besimtarë të plagosur gjatë lutjes, pranga autorit

19 Prill, 15:33 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 15:42:36

Një plagosje me thikë ka ndodhur brenda xhamisë 'Dine Hoxha' në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku kanë mbetur të plagosur 5 besimtarë myslimanë. 

Autori i plagosjes Rudolf Nikollaj është neutralizuar dhe është arrestuar nga shërbimet e policisë. Të plagosur kanë mbetur besimtarët D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Imami i xhamisë, Ahmet Kalaja është shprehur se shpreson që ky sulm ndaj besimtarëve myslimanë të mos ketë qenë një akt terrorist por që autori të jetë një i sëmurë mendor.

Rudolf Nikollaj ishte në kërkim pasi më 11 mars 2021 ka kryer një tjetër plagosje, po në një situatë të ngjashme po të ndodhur në Terminali e Autobusëve për Jugun. Gjatë këtij konflikti ai plagosi Robert Kurtin dhe ishte shpallur në kërkim dhe nuk ishte kapur nga policia. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ende nuk dihen cilat kanë qenë arsyet e kryerjes së këtij akti të rëndë.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha