Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se koha e qeverisë Rama ka mbaruar dhe se me programin që PD ka prezantuar fiton e gjithë Shqipëria, por humb vetëm Rama. Basha tha se plani i PD nuk ka premtime, por angazhime konkrete. Sulmet e bëra ndaj kryedemokratit, Basha i cilësoi si gajasje bajate pasi Rama e di që është i humbur më 25 prill.
Sulmet që kryeministri Rama i ka bërë programit ekonomik të PD duke e cilësuar sei 'program pa bosht dhe shtyllë kurrizore', për Bashën janë sulme që bëhen për të mbyllur dështimin e ekonomisë në këto 8 vite.
Basha tha se Rama e Ahmetaj janë përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë dhe largimit të rinisë nga vendi. Basha tha se programi ekonomik i PD i ka trembur duke nisur sharjet dhe denigrimin e figurës së tij.
"Ne kemi vite që paraqesim ofertën tonë dhe jo premtime. unë nuk bëj premtime, PD nuk bënë premtime, ky që është shpalosur dhe do të vijojë të shpaloset është angazhim dhe plan pune konkret. Është ky plan pune në qendër të të cilit janë hallet e qytetarëve të shkaktuar në 8 vite nga keqqeverisja e Ramës. Ky plan është detajuar si dhe reformat që duhet të ndërmerren që në 4 vite të dalin rezultate konkrete dhe jo premtime të kota si në këto 8 vite nga Rama. Me këtë plan përfitojnë të gjithë vetëm njëri nuk fiton, me këtë plan humb Edi Rama. Me sulmet e dala boje ndaj meje tregojnë se koha e tij ka mbaruar më 25 prill Rama do të humb, Shqipëria do të fitojë. Nuk merrem me një qeveri që kanë 8 vite që premtojnë dhe si mbajnë, ka 8 vite që dështojnë, Rama dhe Ahmetaj i shollën Shqipërisë taksa të larta, shkatërrimin e ekonomisë dhe largimin e rinisë. Sulmet ndaj meje janë intensifikuar pas prezantimit të planit tonë ekonomik, pasi është në plan konkret punë që nuk u bënë 8 vite", tha Basha.
