Sulmet për plagjiaturë, përgjigjet ministja Evis Kushi: S'ka një politikan që nuk është akuzuar!

8 Tetor 2020, 14:08

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, u është përgjigjur akuzave të bëra ndaj saj për plagjiaturë, duket thënë se nuk ka një politikan që nuk është akuzuar për një gjë të tillë.

Ajo shton se artikulli për të cilin është përfolur për plagjiaturë ka kaluar në  filtrat e bordeve etike të revistës ku është botuar.

"Pakti për universitetin ka qenë një nga iniciativat e qeverisë shqiptare qe do i qendorjë një më një, pavarësisht problematikeva të termetit dhe pandemisë. Një nga këto është softueri për të vertëtuar këtë. Sa i përket akuzave ndaj meje, s'ka një politikan që nuk është akuzuar për plagjiatura. Akuza që më është bërë mua ka kaluar filtrat në bordet etike të revistës ku është botuar", tha ajo.

Gjatë një interviste në Akademinë e Shkencave, me kreun e instuticionit Skënder Gjinushi, ajo ka shtuar se hapi i parë që do të bëhet në arsim është të rritet mesatarja për ata që shkojnë në degën e mësuesisë.

"Sa i përket degeve të muesesisë ne i qendrojmë në mënyrë absolute për të rritur cilësinë. Hapi i parë eshte rritja e mesatares që po shkojnë në degën e mesuesisë. Prioritet eshtë që mesuesit të jenë me mesataren me të mire. Por ehde të nxisim nxënesit të shkojnë. Po rrisim pagat e mësuesve dhe kemi vendos portalin për mësuesin, po punojmë per përmiresimin e kurrikulaeve", shtoi ajo.