Sulmi mbi anijet naftëmbajtëse, SHBA-të dërgojnë trupa ushtarake shtesë në Lindjen e Mesme

18 Qershor 2019, 15:17

Sekretari amerikan i mbrojtjes Patrick Shanahan ka njoftuar se, me kërkesë të Komandës Qendrore, ka autorizuar dërgimin e 1000 trupave shtesë në Lindjen e Mesme, të cilat do tju bashkohet trupave të tjerë ushtarak amerikanë që ndodhen në rajon.

“Kam autorizuar dërgimin e 1000 trupave ushtarak shtesë për qëllime mbrojtje në kuadër të kërcënimeve që vijnë nga Lindja e Mesme.

"Sulmet e fundit nga ana e Iranit kanë treguar një sjellje të rrezikshme të shtetit islmik, sjellje e cila kërcënon personelin dhe interesat amerikane në zone”- ka shtuar Shanahan

Deklarata e Sekretarit të Mbrojtjes vjen pas sulmeve në cisternat e naftës në Gjirin e Omanit, përgjegjësia për të cilën, sipas Administratës Trump, është e gjitha e regjimit të Teheranit si dhe në kuadër të kërcënimeve se brenda dhjetë ditësh, Irani do të tejkalojë kufirin e rezervat e uraniumit të pasuruar, duke shkelur në këtë mënyrë  marrëveshjen  bërthamore të vitit 2015, siç është konfirmuar nga zëdhënësi i Agjencisë iraniane për Energji Atomike, Behrouz Kamalvandi, gjatë një vizite në reaktorin e ujit të rëndë në Arakut dhe transmetuar ne televizionin shtetëror.