Sulmi me armë në Hotel Voloreka në Tushemisht, del para gjykatës Mariglen Topuzi

12 Gusht 2020, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2020-08-12 13:01:34

Ka dalë sot para gjykatës së Pogradecit, Mariglen Topuzi  i arrestuar dy ditë më parë si nj një prej bashkëpunëtorëve në sulmin e ndodhur më 8 gusht ndaj pronarit të Hotel Volorekës, Jetmir Muçllari.

Topuzi mbrohet nga avokati i tij Nevzat Tarelli, ndërsa pritet të njihet me masën e sigurisë. Seanca është duke u zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia arrestoi edhe 4 autorët e tjerë të sulmit me armë në Tushemisht, mes tyre dhe organizatorin Ilir Berberi.