Sulmi me thikë në xhami, rrëfehet për Report Tv shoku i fëmijërisë së autorit: Rudolfi kishte ndërprerë ilaçet

20 Prill 2021, 20:09 | Përditesimi i fundit: 2021-04-20 20:15:11

TIRANËNjë ditë pas sulmit me thikë ndaj 5 personave  mes tyre katër në xhaminë e rrugës së Kavajës “Dine Hoxha”,  për mikrofonin e  Report Tv, Xhevdet Spahiu shoku i autorit Rudolf  Nikollaj tashmë të arrestuar thotë se shkak ka qenë depresioni i Nikollajt dhe mos marrja e ilaçeve.

Sspahiu përjashton cdo skenar të një sulmi terrorist duke sqaruar se Rudolfin e njeh prej fëmijërisë, por muajt e fundit ai kishte shfaqur problemet mendore.

"E njoh që prej fëmijërisë, jemi miq nga e njëjta zonë, kemi qenë edhe shok, kemi jetuar në të njëjtin apartament për disa vite, në kohën e studimeve, ka qenë njeri shumë i mirë, shumë fantastik, shumë i qetë, i angazhuar, shembull për familjen e tij, kohët e fundit ka qenë i sëmurë, me depresion të thellë, ajo ka qenë gjë e momentit, s'ka pasur lidhje as me radikalizëm, as me gjë gtë menduar, i ka ndodhur këtu, sikurse i ka ndodhur në një terminal tjetër autobusash, ajo është pasoja e mos marrjes se ilaçeve, unë e kam takuar vëllanë e tij rastësisht, para disa ditësh dhe ma ka shprehur këtë shqetësim", tha Spahiu.

Këtë të martë Xhamia “Dine Hoxha” i është rikthyer normalitet e faljeve siç shihet edhe në këto pamje. Njësia e antiterrorit ka ngritur akuzën zyrtare ndaj të riut nga mati Rudolf Nikollaj atë të vepras me qëllime terroriste, neni 230 gërma a (veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë).

Ndërkohë me kërkesë të prokurorisë ai do ti nënshtrohet edhe eksperitzës mjeko ligjore për të parë nëse ka apo jo probleme me shëndetit mendor  Nikollaj rezulton i depërtuar nga Anglia disa kohë më parë, ndërsa më 11 Mars 2021 ai u shpall në kërkim për plagosjen e Robert Kurtit po me thikë në terminalin e autobuzëve në laprakë. E teksa për këtë ngjarje ai nuk prangos asnjëherë, do të ishin qytetarët dhe besimtarët e xhamisë “Dine Hoxha” ata që e neutralizuar ditën e djeshme pas agresionit ndaj tyre. Për ngjarjen pati reagime nga komunitetit fetar që e dënoi atë, ndërsa kërkuan hetim dhe vënien para përgjegjësisë së autorit.