Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd, Kryeministri Markoviç: Do ta mbrojmë vendin tonë pavarësisht urrejtjes

3 Janar 2020, 13:28

Tensioni midis Malit të Zi dhe Serbisë ka arritur kulmin pas sulmit të mbrëmshëm ndaj Ambasadës malazeze në Beograd.

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri malazez Dusko Markovic tha se se mbrëmjen e kaluar, ka pasur një tjetër sulm ndaj ambasadës malazeze në Beograd dhe se qëndrimi i autoriteteve serbe është tronditës por ne do ta mbrojmë vendin tonë, pavarësisht urrejtjes që ushqehet nga të njëjtët aktorë brenda dhe jashtë kufijve tanë”, tha Dusko Markovic.Me qindra mbështetës të kishës ortodokse serbe e mësynë edhe në 28 dhjetor ndërtesën e ambasadës malazeze, drejt të cilës hodhën flakadanë, vezë si dhe përsëritën slogane përmes të cilave kërkonin që ambasadori i Malit të Zi në vend të shpallej persona non grata.

Situata midis dy shteteve ballkanike u përshkallëzua pas vendimit të Parlamentit për të kaluar një ligj për komunitetet fetare. Sipas komunitetit serb në Mal të Zi dhe zyrtarëve në Beograd, me këtë ligj Podgorica synon të përvetësojë pronat e Kishës Ortodokse.

Kisha Ortodokse serbe pretendon se përmes miratimit të ligjit për komunitete fetare, autoritetet malazeze mund të konfiskojnë pronat e saj.