Sulmi ndaj hotel Volorekës, Report TV siguron videon e sulmit të 8 gushtit

12 Gusht 2020, 11:13 | Përditesimi i fundit: 2020-08-12 11:13:33

Report Tv siguron videon e sulmit të 8 gushtit në Hotel Voloreka në Tushemish, ku një nga të arrestuarit ka zbrazur mbi 100 plumba ndaj makinave të parkuara.

Autori i maskuar ka ecur i qetë përmes parkimit dhe më pas ka hapur zjarr duke i dëmtuar makinat me radhë.

Më pas është larguar me shpejtësi duke dalë jashtë hotelit në pronësi të Jetmir Muçllarit.