Sulmi ndaj Shqiptarja.com, analisti Yzeiri: Meta si Berisha, që u dënua për shpifje! Aksidentalisht në postin e presidentit

25 Tetor 2020, 18:56 | Përditesimi i fundit: 2020-10-25 18:58:01

Analisti Ilir Yzeiri shprehet se ne jemi një vend i mjerë që kemi për president Ilir Metën i cili sulmon fjalën e lirë dhe gazetarët.

Këtë deklaratë Yzeiri e ka bërë në studion  e Report Tv teksa ishte i ftuar për të folur për sulmet e presidentit Ilir Meta ndaj medias Shqiptarja.com sepse zbuloi skandalin me nënshtetësitëMë tej ai tha se Meta po ndjek shembullin e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili po ashtu më herët ka sulmuar por ka përfunduar në gjykatë dhe ka humbur.

"Bollino po punon në Shqipëri shumë herë më me profesionalizëm se gazetarët shqiptarë. Nuk i shkon presidentit të bëjë situata të tilla. Një fletrrufe të tillë ia ka bërë dhe Sali Berisha. Po të njëjtën gjë i ka bërë dhe Berisha ku sulmonte dhe ai ka përfunduar në gjykatë dhe është dënuar si shpifës.

Ne jemi një vend i mjerë se të kesh një president republike një njeri si Meta, që abuzon me pasaportat dhe shkel ligjin çfarë mund të presësh.

Medoni sikur mbretëresha e Anglisë të bëjë një skandal të tillë. Kjo figurë që është si e rënë nga qilli që respekton ligjin, jo vetëm që kapet duke shkelur ligjin por jemi në një vend që ska kush ta ndëshkojë.  Ai del dhe shan këdo që i tregon të vërtetën . Në vend që të reagonte me fakte sulet në sulm", u shpreh Yzeiri.

Këtë sulm të Metës e krahason me nëpunësit banal, të cilët bëjnë shkelje për një certifikatë. sipas tij me investigimet që ka bërë gazetari Adriatik Doçi, i ka treguar Metës vetëm shkeljet që ai ka bërë dhe se ka sulmuar atë personalisht dhe pas të drejtë.