Sulmi në Gjermani, Tobias Rathien, 43 vjeç, ‘ujku i vetmuar’ që kreu masakrën në Hanau

20 Shkurt 2020, 15:39

Autori i masakrës në Hanau në Frankfurt ka një emër dhe portret, Tobias Rathien, 43 vjeç.

Me sa duket ai ishte një ujk i vetmuar me tendenca paranojake që nuk ka shfaqur asnjëherë në të kaluarën qëndrimi raciste apo ekstremiste, siç edhe theksoi Ministri i Brendshëm gjerman, Hessian Peter Beuth.

Sipas hetuesve, motivi i krimit që ai kreu mbrëmë ishte racist dhe se pasi kreu masakrën në lokalet e frekuentuara nga komuniteti turk, ai kishte shkuar në shtëpi ku kishte vrarë edhe nënën e tij dhe më pas kreu vetëvrasje