Sulmi në xhami, babai i autorit: Ne jemi katolik, por ai njohu një hoxhë dhe shkonte në xhami

19 Prill 2021, 18:17 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 18:24:04

Babai i 34-vjeçarit, Rudolf Nikollaj, ka rrëfyer se pas ardhjes nga Maqedonia, djali i tij nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka rënë në depresion. Sipas tij, djali shpesh herë thoshte se “dikush po e ndiqte nga pas”, por nuk dinte nëse kjo ishte nga sëmundja apo ishte e vërtetë që dikush e ndiqte për ta varë. Babai është shprehur se ato si familje janë e besimit katolik, por një hoxhë në lagjen e tyre me ardhjen e demokracisë kishte mbledhur të gjithë fëmijët e lagjes dhe i mësonte ato për fenë islame. Babai ka deklaruar se Nikollaj kishte frekuentuar xhaminë që në gjimnaz, por që sipas tij nuk është pranuar në xhami nga besimtarët e tjerë të cilët e cilësonin si “kaur”.