Sulmin ndaj SHBA/ Rama: Meta si Vojo Kushi e Mic Sokoli me kostum banje

8 Korrik 2019, 18:17

Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk la pas edhe sulmin që presidenti Ilir Meta i ka bërë ndërkombëtarëve.

"Me shtrirjen e rrezes të agresionit të tij mbi miqtë dhe partnerët amerikanë na turpëron të gjithë si deputetë, edhe ty si qytetar, si popull, si shtet. Si mund të ketë Shqipëria sot në NATO, kandidate për në BE, një kryetar shtetit që duket si aktor komik që imiton presidentin. Që kur flet seriozisht të bën për të qeshur, kur flet me të qeshur të bën për të qarë.

Një kryetar shteti që e paraqet veten një Vojo Kush me kravatë mbi çatinë e ambasadës së BE dhe që e imagjinon ambasadën amerikane si topin ku vendos gjoksin e tij prej Mic Sokoli me kostum banje.Sëmundja e vërtetë e këtij kreu shteti është ajo e personazhit të Dostojevskit, që gënjen veten për të gënjyer tjerët, prandaj ai është i sëmurë”, - tha Rama.