Sulmohen me molotov autobusët me të infektuar në Ukrainë, infeksioni përhapet në burgjet e Pekinit, tre raste të reja në Itali

21 Shkurt 2020, 12:12

Nuk ndalen vdekjet në Kinë ndërkohë që numri i rasteve të infektuar me koronavirus koronavirus është rritur në 76.726 kurse numri i viktimave ka arritur ne 2.247.

Kjo është ajo që kanë njoftuar sot autoritetet shëndetësore kineze, të cilët kanë saktësuar se në 24 orët e fundit ka pasur 889 raste të reja dhe 115 vdekje. 1,614 raste të dyshuara janë shtuar në të dhënat e konfirmuara të infektimit, ndërsa 2,109 persona janë larguar nga spitalet.