“Superheronjtë e vërtetë janë mjekët”, Elma Dorezi dhe Aldion Matarangasi, mesazh për fëmijët në karantinë

27 Prill 2020, 18:40

Regjisorja Elma Doresi dhe aktori Aldion Matarangasi kanë krijuar në karantinë një perfomancë teatrale dedikuar mjekëve heronj. Është një skenë ku shfaqen superheronjtë e filmave për fëmijë, të cilët përkulen në shenjë respekti para mjekëve, sepse mjekët janë superheronjtë e vërtetë.

Regjisorja dhe aktorja Elma Dorezi luan si mjeke brenda shtëpisë së saj, ndërsa aktori Aldion Matarangasi nga ana tjetër në shtëpinë e tij vishet si Spiderman, personazhi më i dashur i fëmijëve për t’u dhënë mesazhin që “edhe superheronjtë janë tashmë në karantinë”.