Superliga futet në fazën vendimtare/ Partizani, Tirana, Laçi dhe Vllaznia kërkojnë vetëm fitore

2 Mars 2021, 15:54

Të mërkurën do të luhet java e 22 e Superligës, e cila ka hyrë në një fazë vendimtare. Në Elbasan Arena Kukësi pas barazimit me Teutën do të presë Laçin e vendit të tretë në orën 16:00.

Shpëtim Duro, trajneri i Laçit: “Kukësi është skuadër që ka shumë cilësi, lojtarë, ivenstime të konsiderueshme. Kështu që vlerësimi nga ana jonë duhet maksimalisht, ashtu siç bëmë me Partizanin. Dëshira jonë është të marrim maksimumin, porn ë futboll ka tre rezultate. Në bazë të lojës çdo skuadër duhet ta meritojë që të marrë pikët.”

Ndërkohë Partizani pas barazimit me Laçin udhëton në Fier me qëllimin e vetëm fitoren, për t’u afruar sa më shumë me Vllazninë e vendit të parë.

Ilir Daja, trajneri i Partizanit: “Ajo që ka farë vështirësie është se ne duhet ta vlerësojmë Apoloninë ashtu si çdo rival që është direkt për objektivat që kemi, sepse në fund fare çdo ndeshje është e barabartë me tre pikë.”

Sakaq Tirana pas fitores në derbi me Vllazninë pret në Selman Stërmasi Bylisin, një ekip të uritur për pikë, me qëllim largimin nga vendet e fundit.

Orges Shehi, trajneri i Tiranës: “Do futemi në fushë për të dhënë dhe për të marrë maksimumin. E dimë shkallën e vështiorësisë, por kurrsesi nuk duhet të mendojmë humbjen ose barazimin, ndërsa më pas ajo që prodhon fusha është tjetër gjë. Sigurisht që jemi në një situatë që pikët janë të domosdoshme dhe do luftojmë shumë për t’i marrë ato.”