Superliga/ 'Ringjallet' Partizani, i shkakton tjetër disfatë Kukësit të Gegës! Teuta thyen Tiranën kampione

8 Nëntor 2020, 17:24

Kukësi i Skënder Gegës, trajneri që shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh, nuk ia ka dalë t’i mbijetojë ‘demave’ në javën e dytë të Superligës, pasi është mposhtur 0-2 në Loro Boriçi. Kjo është humbja e dytë në harkun kohor të katër ditëve për Kukësin, që bën nisjen më të dobët të viteve të fundit në Superligë.

Në Shkodër të dy golat u realizuan në pjesën e dytë nga Lucas dhe Solomon, që i dhanë fitoren e parë Partizanit të Dajës këtë sezon pas humbjes me Kastriotin katër ditë më parë.

Ndërkohë në Pogradec Tirana pritëse ka pësuar një disfatë me Teutën, e cila në këtë mënyrë ka treguar qartë pretendimet për këtë sezon. Skuadra durrsake e udhëhequr nga Edi Martini ia doli me rezultatin 0-1, falë golit të realizuar nga Lorenzo Vila në minutën e 32.

Ndërkohë në takimet tjera Apolonia barazoi 2-2 me Bylisin, ndërsa edhe Laçi ndau pikët me Kastriotin, por me rezultatin 1-1.