'Supermiliardera duke vjedhur Shqipërinë', telefonuesi: Basha të dorëhiqet se ngeli duke u kreh

20 Shtator 2020, 11:33

Duke renditur me rradhë politikanët që sipas tij kanë vjedhur vendin me vepra korruptive, një prej qytetarëve në emsionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju” akuzoi presidentin e Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha bashkë me kryedemokratin Basha e të tjerë demokratë se e kanë cuar në zero ekonominë e këtij vendi dhe se askush nuk ka punuar dhe as punon sot për popullin, qoftë edhe këta që janë në pushtet, sic tha ai. Basha të japë dorëheqjen se vetëm të krihet e ka mendjen, tha telefonuesi dhe sipas tij në PD duhet të vihen njerëz me integritet dhe jo të korruptaur që e kanë vjedh Shqipërinë.