Tabaku dorëzon në Parlament paketën anti korrupsion me 4 ligje: Luftë efektive ndaj pastrimit të parave

9 Dhjetor 2022, 14:45

Në një video, Tabaku thekson se korrupsioni është arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot largohen.  Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku, ka prezantuar dhe depozituar në kuvend 5 ndryshime ligjore të pjesës së “Paketës Anti-korrupsion”. Tabaku theksoi se kjo nismë vjen për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë në të cilën korrupsioni është kthyer në gangrenë ndërsa të gjithë raportet ndërkombëtare drejtojnë gishtin tek problemi korrupsionit.