Tabaku: Erjon Veliaj gënjeu dhe gënjen për Shkollën 'Sami Frashëri', s'do ndërtohet me fondet e BE

6 Nëntor 2020, 20:17

Ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar sërish për shkollën "Sami Frashëri". Ajo vazhdon të hedhë akuza të forta për Veliajn dhe shkruan se nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së dhe se sipas saj genjeu dhe vazhdon të genjeje.Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit. EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit. Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa! -shkruan ajo në rrjetet sociale