Tabaku: Qeveria kundër biznesit, në shërbim të oligarkëve

4 Nëntor 2020, 15:14

Jorida Tabaku, në një prononcim nga selia e PD-së, reagoi ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama e cila e akuzon se nuk ka qenë miqësor me biznesin dhe se presioni i qeverisë së tij ka shkatërruar konkurrencën dhe se 50 % e bizneseve ndjejnë kërcënim serjoz.

Ndërsa publikoi dhe raportin e fundit të SELDI 2020, ajo shprehet se faktet tregojnë qartë se për 7 vite me radhë ekonomia e vendit është prekur nga sëmundja shkatërruese e monopolit dhe oligarkisë