Tabaku: Tarifa e inceneratorëve, prova e radhës që tregon se Rama zhvat shqiptarët

16 Qershor 2020, 16:15

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku është shprehur së fundmi se kryeministri Rama që prej vitit 2013 i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë por që gënjen.

Ajo thotë se ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP, pasi Motoja e tij në 7 viteve është “Vidh dhe takso!”. Tabaku thekson se tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës që tregon se ai zhvat xhepat e shqiptarëve.