'Tafti bafti, kalon nuk kalon', urat në Berat dhe Roskovec në 'gradën e fundit'! Banorët: Janë bërë që në kohën e Enverit

21 Nëntor 2019, 20:38

Ura Belines qe lidh Sheqishten me mbi 10 fshatra te Bashkise Patos e atë të Roskovecit rrezikon te shembet . Kjo urë shërben si rrugë kalimi për banorët e zonës të cilët e frekuentojnë atë thuajse çdo ditë si dhe për mjetet e tonazhit të rëndë. Janë pikërisht këto mjetë të cilët kanë dëmtuar infrastrukturën e kësaj ure që sot rrezikon të shembet.

Banorët e zonës bëjnë apel instancave shtetërore të ndërhyjnë sa më parë pasi deklarojnë se prej 50 vitesh në atë urë nuk është investuar.

Ka mbaruar është degraduar fare, po 100%, tafti bafti, kalon nuk kalon. Kjo lloj ure ka 50 vjet, që në kohën e Enverit është bërë, ajo ka bërë bark tani është bërë si urë e varur.

Ura është e rrezikshme për çdo kalimtar jo vetëm për mua, ka krijuar shumë bark. Ditë me shi hajde shikoni, filmoni dhe shikoni gjendjen si është. Del makina jashtë kontrollit”- u shprehën disa nga banorët e zonës.

E njëjta situatë paraqitet edhe në urën e njohur si ura metalike e cila ndodhet po në të njëjtin aks rrugor dhe që u shërben shumë qytetarëve nga Roskoveci dhe Berati.   Tërësisht e ndryshkur nga eurozioni , llamarina të shqyera e shoqëruar nga zhurma që krijohet kur mbi të kalojnë automjetet është panorama që kjo urë të ofron sot.

Po pavarësisht dëmtimeve të shumta që paraqiten sot në dy urat e Belines dhe Urën Metalike  asnjë mase nuk është marrë për t'i rikthyer ato ne normalitet.

    No videos found.