Kryeministri Edi Rama ka folur në "Repolitix" edhe për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pak ditë më parë u shpall i pafajshëm nga gjykata e Katanias për akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim me Habilajt. Rama tha se sfidë për Tahirin është që ta çojë procesin deri në fund, ndërsa theksoi se në Shqipëri tentuan ta arresojnë kur nuk kishte një akuzë ndaj tij, por gjithçka bazohej te llafet e disa trafikantëve.
Për procesin me drejtësinë në Shqipëri, nuk kam asnjë koment. Jam me të njëjtin parim, problemet e çdo individi në PS me drejtësinë janë individuale, një familje nuk gjykohet nga kjo gjë, por nga mënyra si reagon. U desh që të vinte PS në qeveri që të vihej ky standard. U kërkua që të arrestohej, dhe nuk pati asnjë akuzë. Prokuroria italiane provoi sa i drejtë ishte vendimi i PS, që refuzoi arrestimin e një deputeti në bazë të llafeve të disa kriminelëve. Ky është një mësim i madh. Sot ai është në një proces, ta çojë deri në fund. U shpreha për përgjimet, që ngritët tërë atë vorbull nëpër kazanë dhe rezultoi një vorbullë. Nuk më intereson kjo, më intereson ajo që një mal me baltë u hodh për llafet e disa kriminelëve. Italia ka folur për atë pjesë, për të cilën u kërkua arrestimi. Kjo është lojë me porta të vogla në Lezhë, unë jam në Tiranë…
Edi Rama, kryeministër