Tahiri: Vendimi për mua nuk vendos për funksionimin e Reformës në Drejtësi

21 Shtator 2019, 12:43

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i pyetur në lidhje me reformat që ka votuar kur ishte në qeveri bashkë me atë të Reformës në Drejtësi, ka thënë se nuk është bërë pishman pasi sipas tij ka qenë i vetëdijshëm për atë që ka bërë. Më pas Tahiri ka thënë se nuk e përcakton çështja e tij nëse Reforma në Drejtësi është dështim apo jo.

"Une po i shkoj deri ne fund nje rruge duke bërë timen për drejtësinë që kërkoj., edhe kur kam votuar e kam besuar atë që kamë bërë. Reforma në Drejtësi nuk te them dot se nuk funksion edhe nëse drejtësia gaboi tek unë. Shpresoj shumë që drejtësia të bëjë shumë për qytetarët. Nëse sistemi do të ishte gabim atëherë. Më vjen keq për ata të tjerët që u kemi rënë në qafë. E kam kuptuar shumë vonë. Nëse unë dënohem nuk do të thotë se është e gabuar Reforma në Drejtësi." ka thënë Tahiri.