Tajvan, zorrë derri dhe përplasje fizike në seancën e fundit parlamentare

27 Nëntor 2020, 14:28

Më shumë sesa një diskutim për lehtësimin e importit të mishit të derrit, seanca e fundit parlamentare është shndërruar në një përplasje mes palëve. Deputetët e opozitës në Tajvan u hodhën kolegëve të tyre të mazhorancës zorrë derri dhe u përplasën edhe fizikisht me ta.

Debati nisi pasi opozita kundërshtoi vendimin e qeverisë për të lejuar importin e mishit të derrit nga SHBA. Sipas saj, ky mish përmban raktopaminë, një lëndë e ndaluar në Tajvan dhe Bashkimin Europian pasi rrezikon shëndetin. Partia në pushtet i mohon akuzat dhe ka bërë thirrje që të bëhet debat racional, por përplasje e dhunshme në parlamentin tajvanez nuk janë një gjë e re.