Takim me historinë, sot Tirana sfidon Young Boys! Presidenti premton premio të bujshme për futbollistët

1 Tetor 2020, 16:02

Sot Tirana kampionia e Shqipërisë ka takim me historinë. Bardheblutë  sfidojnë Jang Bojs kampionët e Zvicrës për një vend në fazën e grupeve të Europa League. Në Bernë të Zvicrës duke nisur nga ora 20:30 luhet Jang Bojs-Tirana për fazën play-off të kompeticionit europian. Skuadra e drejtuar nga Egbo është vetëm 90 minuta larg historisë. Faza play-off është me tek ndeshje dhe Tirana ka një shans të artë për të arritur fazën e grupeve. Futbollistët janë gati dhe të karikuar për të tentuar kualifikimin ndërsa në fushë do të zbresin më të mirët. Shpresat janë tek Kale, Torasa dhe Ernest Muçi.