Kryeministri, Edi Rama njofton se ditën e sotme është nisur drejt Brukselit me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Sipas Ramës kjo vizitë në Bruksel do të jetë në kuadër të konferencës së donatorëve që pritet të mbledhë vlera monetare për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit të 26-nëntorit që la pas shumë viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.
Ndërkohë kryeministri Rama njofton se pas takimeve që do të zhvillojë në Bruksel, axhenda e tij do të vijojë në selinë e NATO-s në cilësinë e Kryetarit të OSBE ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut.