Takim në Spitallë/ Spahiu-Ekonomi: Plan konkret për zhvillimin ekonomiko-turistik për Durrësin

5 Prill 2021, 20:23 | Përditesimi i fundit: 2021-04-05 20:25:00

Për Durrësin PS ka një plan konkret dhe ndaj kërkon edhe një mandat të tretë qeverisës. Kandidatet për deputetë të PS-së në këtë qark, Klodjana Spahiu dhe MIlva Ekonomi deklaruan në një takim në Spitallë se 4 vitet e ardhshme do të jetë në fokus të veçantë zhvillimi i zonave me potencial të madh turistiko-ekonomik

 “Për këtë zonën tonë këtu, e dimë sh mirë që Edi Rama ka një sërë projektesh. Ne jemi dëshmitarë për punën e madhe që ka nisur për ndërtimin e 1000 apartamenteve për ndërtimin e  lagjes së re të Spitallës, ku do ndërtohen shkolla, qendra shëndetësore, për ta kthyer në një miniqytezë me të gjitha funksionet e tij”, tha Spahiu,  duke renditur investimet e bëra vitet e fundit në Spitallë dhe gjithë Qarkun e  Durrësit.

Për deputeten Ekonomi, kandidimi  i  Ramës në qarkun e Durrësit tregon vëmendjen e  veçantë të Kryeministrit  për këtë qark, ku PS synon të marrë tetë  mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

"Duam të fitojë Partia Socialiste sepse për herë të parë në Durrës kemi kandidat Edi Ramën", tha ajo.