Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor. Ata u pritën në një darkë jo formale nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në Bruksel.