Takimi tek Ekonomiku/ Studentët-Dhori Kules: Rama ua hodhi juve fajin, ju s’mbrojtët dot veten, i realizoni dot 8 pikat?

17 Dhjetor 2018, 17:49

Studentët që ndodhen në takimin në Fakultetin e Ekonomisë me dekanin Dhori Kule kanë kërkuar përgjigje për realizimin e 8 pikave të kërkuara prej tyre.

Takimi i Kules me  studentët:

Dhori Kule: Kushtet janë vërtet katastrofë. Jemi si të burgosur. Do ishin marrë masat menjëherë, se kishim ne në dorë.

Studentët: Të ishim më racionalë. Para disa ditësh u bë takimi me kryeministrin, ishte shfaqja më e turpshme që kam parë. Ishte një person që ofendoi gjithë dekanatin dhe kishim një dekanat që s’e mbrojti veten në asnjë moment. Tani, meqë Rama ua hodhi juve fajin, a jeni gati ju të realizoni 8 pikat? A kemi një afat? (Studentët duartrokasin)

Dhori Kule: Ja e kuptoni rolin tuaj?