Takimi Thaçiç-Vuçiç në Bruksel, palët mbesin larg arritjes së një marrëveshje

9 Nëntor 2018, 17:29

Takimi trapalësh i cili ishte planifikuar të mbahej mes presidenti mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini në Bruksel  ka përfunduar arritjen e një marrëveshje konkrete mes palëve.

Mësohet se dy presidentët kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesen e Bashkimit Europian  Mogherinin dhe se në fokus të diskutimit ka qenë arritja e një zgjidhje përfundimtare sa I përket ecurisë së deriatnishme të dialogut Prishtinë-Beograd.

Sipas Radio Europa e Lirë, pas këtij takimi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se takimi i sotëm në Bruksel, nuk ishte aspak i lehtë dhe se pala serbe tregoi një diskurs agresiv dhe arrogant që e bën të pamundur gjetjen e një gjuhe dialogu.

Janë tema aspak të lehta. Ishte takim i radhës i fazës finale të përmbylljes së këtij procesi jashtëzakonisht të vështirë, por interesi i të dyja vendeve është që të përmbyllet me një marrëveshje që siguron njohje reciproke”, ka thënë Thaçi.

Sipas Thaçit, pavarësisht rezulatit të sotëm dialogu dhe arritja e një marrëveshje përfundimtare mbetet kushti kryesor që të dy vëndet të sigurojnë një të ardhme të sigurt të tyre në rrugën e Bashkimit Europian.

“Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat, por mund të them se është sfidë jo e lehtë që të ballafaqohemi me gjithë këtë aparaturë të Serbisë këtu. Do të ishte mirë që i gjithë spektri politik në Kosovë të unifikohet dhe të vijë këtu e të ballafaqohemi. Është momentum, shans historik që të sigurohet njohja e Kosovës nga Serbia”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë , pas takimit ka folur edhe presidenti serb Vuçic i cili ka kritikuar Kosovën për vendimin për vendosjen e tarifës 10% për mallrat serbe.Sipas presidentit Vuçiç nuk ka dialog me Kosovën derisa nuk tërhiqet taksa e vendosur ndaj Serbisë.

Ndërkaq, mësohet se pas takimit në një komunikatë për mediat përfaqësuesja e lartë e BE-së Federica Mogherinit është deklaruar se  Bashkimi Evropian pret që Prishtina dhe Beogradi të shpejtojnë angazhimin e tyre ndaj dialogut duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë që dialogu ka me normalizimin e raporteve dhe perspektivës konkrete të aspiratave të dy vendeve në Bashkimin Europian.  

b.xh.