Taksa e banesës/ Qytetarët të ndarë për vetëdeklarimin

31 Tetor 2019, 19:38

Për vetëdeklarimin e të dhënave të banesës për llogaritjen e taksës së banesës,  që do të përshihet në faturën e ujit, qytetarët kanë pasur afat deri më datë 30 tetor. Por si kanë vepruar deri më tani qytetarët e Tiranës në lidhje me këtë proces?

Jo unë nuk i kam dorëzuar akoma dokumentet, nuk kam pasur mundësi.

Po e kam bërë dje, po e kam bërë.

Jo, jo fare, do vijn vet ato.

Po e kam bërë.

Jo nuk e kam bërë.

Përse?

Do ta bëjë më vonë.

Patjetër që po.

Cfare procedurash ndoqët?

Kartën e identitetit, librezën e fotokopjuar të ujit edhe kontratën.

Unë jo.

Përse?

Sepse nuk kam legalizim e shtëpisë, unë do pres cfarë do më thonë.

Po e kemi bërë.

Cfarë procedurash ndoqët?

Procedura shumë të thjeshta ishin, morëm hipoteka e ndërtesës, karta e identitetit, vërtetimin e pagesave të ujit deri në datën e fundit, kaq.

Sa ju ra të paguanit?

Rreth 250 lekë”-u shprehën disa prej qytetarëve.

Sipas njoftimit të UKT, nga taksa e banesës janë disa kategori të cilat përjashtohen. Më konkretisht, do të përjashtohen pensionistët kryefamiljarë, të cilët nuk kanë të ardhura të tjera veç pensionit, si dhe ata që trajtohen me pension social.

Po ashtu edhe kryefamiljarët të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike. Taksa nuk do të aplikohet as për banesat të cilat në bazë të marrëveshjeve me bashkitë, përdoren si banesa sociale si dhe për ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre.