Taksistët e Lezhës ngrihen në protestë: Na kanë përjashtuar nga shërbimi për ‘Festivalin Unum’, do të sjellin taksi nga Tirana

31 Maj 2022, 10:22 | Përditesimi i fundit: 2022-05-31 12:04:17

Përjashtimi nga shërbimi për “Festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike Unum”  që do të mbahet ne Shëngjin nga data 1 deri me 6 qershor ka ngritur në proteste taksistët e Lezhës.

Ata janë mbledhur para bashkisë së Lezhës, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë kompani nga Tirana për të operuar ne Lezhë, pasi diçka e tillë është e ndaluar.