Taksistët në Lezhë pa vende parkimi, gjobiten nga policia: Konkurrenca e pandershme, makinat e palicencuara po na dëmtojnë

28 Qershor 2020, 20:11

Sigurimi i vendparkimit të automjeteve është kthyer në sfidë për taksistët në qytetin e Lezhës. Numri i vendparkingjeve të përcaktuara për taksitë është shumë herë më i ulet se numri i automjeteve, të cilët kryejnë këtë shërbim.

Në këto kushte taksistët detyrohen t’i parkojnë mjetet në rrugë apo vende të papërcaktuara, duke u përballur shpesh herë dhe me ndëshkime nga policia rrugore. Ata thonë se bashkia vijon të japë licenca për shërbimin taksi, pa i dhënë zgjidhje problemit të parkingjeve.