Taksisti rikthehet në punë pas 47 ditësh 'pushim': Një dëshirë e madhe për të vazhduar jetën

27 Prill 2020, 09:13

TIRANË- Eldi e mban mend mirë datën 10 mars, atëherë kur puna e tij si shofer taksie u pezullua, si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Sot pas më shumë se një muaji ai kthehet në punë, me një dëshirë të madhe, siç e përshkruan, pasi shprehet se duket se jeta po i rikthehet dalëngadalë normalitet. Eldi i TaxiLux i kishte munguar edhe emisionit të mëngjesit "Shtypi i ditës dhe Ju" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, me panoramimin që i bënte trafikut në rrugët kryesore.

Sot kjo rubrikë është rikthyer për të vijuar edhe në ditët në vijim, por padyshim Eldi nuk mund të mos pyetej mbi ndjesitë e rikthimit në punë, teksa ka ripërsëritur shikuesit edhe masat e marra.

"Një dëshirë e madhe për të vazhduar gradualisht jetën, pati një shkëputje data 10 mars, më kujtohet shumë mirë, por besoj me kalimin e kohës do t'i kthehemi normalitetit.